Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Roli i SHBA si superfuqi në formën e saj të vjetër ka marrë fund”, analisti: Gabriel ka të drejtë, Evropa duhet të ketë rol qëndror
Ministri i Jashtëm gjerman nuk ka më durim dhe kërkon, që Europa të veprojë më fuqishëm dhe të mendojë strategjikisht e jo vetëm moralisht. Për këtë vërtetë koha nuk pret, por ka edhe disa rezerva, mendon Jens Thurau.
Analiza është e saktë: Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel skicoi para fondacionit Körber një botë jo në transformim, por të transformuar. E sjellë në një emërues të përbashkët: rendi botëror i pasluftës ka marrë fund, shekulli amerikan është histori. Kina synon për një rëndësi gjithnjë e më të madhe globale, SHBA-ja tërhiqet në egoizëm dhe nacionalizëm. E gjithmonë një vakum në politikën botërore shumë shpejt është plotësuar nga të tjerët. Një shembull i tillë në Siri është Rusia. Apo edhe Kina në Afrikë. Ndërsa Europa nuk duhet të vazhdojë kështu gjatë të ankohet vetëm moralisht për të gjitha këto "nga pozicioni anësor", por duhet t'i përkufizojë qartë interesat e veta, të mendojë në mënyrë strategjike. Me fjalë të tjera: ta ndreqë më në fund shtëpinë e vet, të thellojë integrimin europian - edhe pse kjo nuk është aspak popullore. Dhe ajo duhet të kërkojë partnerë, kudo që ata të ofrohen. E kjo jo gjithmonë - si në të kaluarën - si refleks vetëm përtej Atlantikut. E drejtë është kjo, po pikërisht këtu shtrohet pikëpytja e parë.
Rezerva numër një
A është e drejtë, sikurse thotë Gabriel, që ndryshimi në SHBA ekziston pavarësisht Donald Trumpit? Që roli i superfuqisë, i mbrojtëses së demokracisë, lirisë dhe Europës në formën e saj të vjetër vërtetë ka marrë fund një herë e përgjithmonë? A është e vërtetë, ajo që thotë Gabriel: shumë shpejt në SHBA më shumë njerëz do të kenë rrenjë afrikane ose amerikano-latine e jo më - si në historinë e deritanishme të Shteteve të Bashkuara - europiane? Por a nuk ka edhe një protestë të gjerë në SHBA kundër një presidenti egoman? Kundër arrogancës së tij dhe harrimit të botës? A nuk votuan, pavarësisht një lufte brutale elektorale, më shumë njerëz për Hillary Clintonin aspak të dëshiruar se sa për Trumpin, pikërisht për ta parandaluar këtë? Ndoshta Gabriel ia heq më herët se sa duhet vizën SHBA-së, pavarësisht se e thekson, që Uashingtoni "mbetet aleati ynë më i rëndësishëm". Ndoshta me këtë analizë shprehet më shumë padurimi, që më në fund të ketë seriozitet projekti europian e të mos pritet më gjatë.
Rezerva numër dy
E në këtë kontekst rezerva e dytë: Gabriel ka të drejtë. Europa duhet të ndërgjegjesohet për vetveten, të mbrojë vlerat e saj, t'u kushtojë vëmendje atyre, të bëhet vet e fuqishme, sepse një botë pa pole pushteti ("G-zero-botë" e duan këtë Gabriel) është kryesisht për Gjermaninë mjaft e rrezikshme. Por në këtë kontekst ai në radhë të parë e ka fjalën për bashkëpunimin me Francën. Britania e Madhe në fjalimin e tij, përmendet vetëm një herë kur bie fjala për Brexit. A nuk do të ishte më e saktë, që nisur nga Berlini dhe Parisi të kërkohej bashkimi me të gjithë europianët, pavarësisht BE-së? Me Londrën, me Jugun, edhe me europiano-lindorët, sado ireale që tingëllon kjo tani për tani? Nëse themi Europa, atëherë nënkutpojmë të gjithë. Në këtë pikë ndihet mosdëshira e Gabrieit, që tani që politika gjermane është e tërhequr ende nuk i ka dhënë një përgjigje planeve për reforma të zgjeruara të presidentit francez Macron. Ose thënë më qartrë: që kancelarja Angela Merkel ende nuk e ka bërë këtë. "Sa ka të bëjë me idenë europiane, tani rezultati është 10:0 për Francën", thërret Gabriel në sallë. Sërish padurimi.
Një fjalim promocional
Natyrisht që kemi të bëjmë këtu edhe me një fjalim në një farë mënyre promocional për veten, që ai të mund të vazhdojë të jetë ministër i Jashtëm. Deri para pak ditësh teksa zhvilloheshin bisedimet për koalicion mes CDU/CSU dhe ekologjistëve e liberalëve, dukej se karriera e Gabrielit kishte marrë fund. Ndërsa tani partia e tij, socialdemokratët, së shpejti mund të negociojnë me kancelaren dhe CDU/CSU-në për vazhdimin e qeverisjes së bashku. Ndoshta edhe më tej me një ministër Gabriel. E pra kaq shpejt mund të ndryshojnë gjërat.
Ndaj analiza e Gabrielit është e saktë dhe e mprehtë. Por nëse kjo është kështu, e gjithçka është në rrjedhë, janë të mundshme edhe përmirësime të papritura - në SHBA, ndoshta edhe në Britaninë e Madhe. Nuk do të ishte gabim, që kjo të merrej parasysh. Përndryshe është i saktë thelbi i kësaj analize: Europa të vihet në lëvizje, të zhvendoset nga vija anësore e të futet në mesin e betejës. Ka mjaft vlera që duhen mbrojtur më mirë me shumë arsye e me disi më pak moral. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38