Flash News

KRYESORE

“Rolling Stones” shtyn turneun në Amerikën Veriore, shkak bëhet shëndeti i Mick Jagger

“Rolling Stones” shtyn turneun në Amerikën Veriore, shkak

Grupi i famshëm “Rolling Stones” është detyruar të shtyjë turneun e planifikuar në Amerikën Veriore. Shkak është bërë shëndeti i Mick Jagger.

“Ju kërkoj falje të gjithë fansave tanë në Amerikë dhe Kanada, të cilët i kanë blerë biletat. Ndihem shumë keq që ju kam tradhtuar në këtë mënyrë. Jam thellë i zhgënjyer për shtyrjen e turneut, por do të angazhohem intensivisht, në mënyrë që të kthehem në skenë sa më shpejt që është e mundur”, shkruan 75-vjeçari në rrjetet sociale.

Ndërkohë, zëdhënësi i grupit legjendar ka sqaruar se turneu do të rinisë pasi Jagger të trajtohet plotësisht, por nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Të fundit