Flash News

KRYESORE

“Romana Vlahutin merr rrogën nga BE, por i shërben Edi Ramës”

“Romana Vlahutin merr rrogën nga BE, por i shërben Edi

Deputeti demokrat, Flamur Noka, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ka komentuar qëndrimin e ambasadores së BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin, e cila deklaron se Shqipëria ka bërë hapa pozitive drejt integrimit në BE.

Sipas Nokës, Vlahutin merr rrogën nga BE-ja por i shërben Edi Ramës. “Ndërkohë që në Shqipëri vlon hashashi, ajo fshihet”, shprehet ndër të tjera deputeti demokrat.

“Sot iu vu vula që drejtësia është e kapur dhe sot Shqipëria ka një oligark zyrtar, ai është Edi Rama. Ai kontrollon ekzekutivin, legjislativin, një pjesë të medias, kontrollon sot pas farsës së votimit të Prokurores dhe ditës së sotme i është vënë vula që ai është edhe kryeprokuror dhe kreu i drejtësisë. Kjo çfarë ndodhi sot është një farëse e turpshme.

Zonja Vlahutin unë kam dyshim është punonjës e BE në Tiranë apo është punonjës e Tiranës zyrtare në BE.  Këtë e mendoj shumë seriozisht dhe me bindje të plotë. Do ta thosha këtë kudo që të isha, e ka demonstruar qartësisht. Ajo rrogën e merr nga BE, por për të shërbyer i shërben Edi Ramës.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe, gjithë këtë kohë Shqipëria në hashash valonte dhe ajo fshihej, Shqipëria krim dhe korrupsion dhe ajo përgëzonte. Nuk ka si shpjegohet ndryshe. Në kemi punë me qeverinë. Qeveria ka shkelur kushtetutën me të dyja këmbët”, deklaroi Noka.

Të fundit