All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Romë, ja kur do të mbahet samiti i ministrave të Brendshëm të G7

Romë, ja kur do të mbahet samiti i ministrave të Brendshëm
All - Paragraf - 1

Një G7 e ministrave të Brendshëm, një iniciativë e re nga pala italiane pas G7 në Kulturë në mars, do të mbahet në tetor në Romë, njoftoi sot ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti.

All - Paragraf - 3

Në kuadër të G7, takimet ministrore janë bërë një traditë përveç samitit të përvitshëm të liderëve të shtatë vendeve më të pasura të botës, por këto takime kishin në fokus deri më tani kryesisht ato të Punëve të Jashtme, Financave, Mjedisit apo edhe Shëndetësinë.

Këtë vit vendi pritës i presidencës së radhës, Italia i shtoi një G7 të Kulturës në fund të marsit në Firence, dhe parashikon tashmë një G7 të ministrave të Brendshëm në përfundim të presidencës, si dorëzuese nga Italia drejt Kanadasë, të presidencës së ardhshme”, deklaroi Minniti.

Ministri u shpreh gjatë një konference shtypi në përfundim të një takimi të drejtuesve të forcave të rendit dhe sigurisë publike, një takim i kthyer në traditë më 15 gusht në Itali.

 

Të fundit