Flash News

KRYESORE

Romela Begaj për medaljet në sportin e peshëngritjes: I mora me gjak

Romela Begaj për medaljet në sportin e peshëngritjes: I mora me

Romela Begaj, dhuroi spektakël në Botërorin e peshëngritjes që u zhvillua në fillim të këtij muaji në Amerikë, duke u shpallur kampione bote. Në peshën deri në 69 kg, Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, me 103, 105 dhe 107 kg. Në ketë stil, Romela konkurroi fort me dy peshëngritëset kolumbiane, duke u rrëmbyer medaljen e arit.

Begaj ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku foli për medaljet e saj. Romela deklaroi se ato i fitoi me gjak.

“Medialjet e mia janë nga 2005 deri tani janë të fituara me gjak. Si herën e parë dhe këtë herë, unë vetëm ujë kam marrë”, shprehet peshëngritësja.

Ndër të tjera ajo tha se Shqipëria është një vend i vogël, por me kampionë të mëdhenj.

 

Të fundit