Flash News

KRYESORE

Rona Nishliu në jurinë e festivalit të rëndësishëm në Francë

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu, një nga këngëtaret me vokalin më të veçantë shqiptar, tashmë do të jetë në jurinë e një prej festivaleve më të rëndësishëm në Francë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rona, me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan: “Kush do të triumfojë sonte në “Destination Eurovision” dhe ta prezantojë Francën në “Eurovision në Tel Aviv? Shumë fat për finalistet dhe “Eurovision Francë”.

Në këtë festival, Rona do jetë në jurinë që do të përzgjedhë këngëtarin që do të përfaqësojë Francën në ‘Eurovizion’, atje ku edhe vetë ajo përfaqësoi denjësisht Shqipërinë disa vite më parë.

Të fundit