Flash News

KRYESORE

Ronaldinho godet Messin: Nuk është më i mirë i historisë!

Ronaldinho godet Messin: Nuk është më i mirë i

Ronaldinho nuk ka pranuar të deklarojë se futbollisti më i mirë i historisë është Lionel Messi. Braziliani mendon se nuk duhet që të nxitohet në fjalë, pasi do të ishte mungesë respekti për Maradonën, Pelen apo Ronaldon. Ai tregon se argjentinasi është më i mirë i epokës së tij.

"Unë jam i kënaqur për Messin, sepse e kam mik, përveçse ka qenë një flamur i Barcelonës prej mëse një dekade. Por, jo. Nuk më pëlqejnë krahasimet, sepse është e vështirë të identifikosh se kush është më i miri në histori.

"Mos harroni se janë edhe Diego Maradona, Pele, Ronaldo... Nuk mund të them që Messi është më i miri në histori, por është më i miri i kohës së tij”.

Të fundit