Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ronaldinho zbulon Ronaldon e ri: Talenti brazilian më kujton fenomenin
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, duket se ka shumë të ardhme. Ronaldinho guxon shumë me krahasimin e tij dhe tregon se braziliani i ngjan Ronaldos. Ai thotë se i riu nuk ka frikë askënd, një mentalitet që e ka patur dhe "Fenomeni".
“Ne brazilianët jemi shumë të lumtur për Martinellin dhe të ardhmen e tij. Të kesh talent është një gjë, por të kesh besimin që ka ai te vetja në moshën 18-vjeçare është diçka tjetër. Më kujton Ronaldo fenomenin. Në sezonin e tij të parë në Europë shënoi 30 gola dhe njerëzit pyesnin: ‘Kush është ky brazilian 18-vjeçar?’
I pëlqente të luante me topin dhe të nisej drejt portës kundërshtare pa frikë prej kujt i dilte përballë. Shoh të njëjtat cilësi te Martinelli. Gabriel dëshiron të ketë topin dhe të shënojë gola. Ronaldo u bë futbollisti më i mirë në botë, mendoj se ky është edhe objektivi i Martinellit“, deklaron Ronaldinho.