Flash News

KRYESORE

Ronaldo: Ai që i bezdis njerëzit është shkëlqimi im

Një ditë pas paraqitjes në gjykatë në Madrid, Cristiano Ronaldo ka qenë tepër aktiv në rrjetet sociale, duke bërë postime. Në mëngjes ai ka postuar një një fotografi duke u stërvitur vetëm në Madrid, ndërsa e ka mbyllur ditën me një mesazh për ndjekësit e tij në Instagram.

“Ai që i bezdis njerëzit është shkëlqimi im. Insektet sulmojnë vetëm llambat që ndriçojnë”, shkroi sulmuesi portugez.

Kjo ka ndodhur pas paraqitjes në gjykatë ditën e djeshme, ku Cristiano Ronaldo ka folur për rreth 90 minuta përpara gjykatësve për të dyshimet e hedhura kundrejt tij për evazion fiskal. Ku nëpërmjet komunikatës për shtyp të tij thuhet që “kurrë nuk kam pasur synim t’i fsheh të ardhurat dhe të mos paguaj taksat”.

 

 

Të fundit