Flash News

KRYESORE

Ronaldo e ka me Interin, tregon motivimin ekstra për fitoren

Ronaldo e ka me Interin, tregon motivimin ekstra për fitoren

Cristiano Ronaldo i dha ekipit të Juventusit 3 pikë në fitoren e vuajtur 2-1 ndaj Genoas. Kampionët e Italisë fituan në fund kur portugezi fitoi një penallti dhe e ktheu në gol për 2-1. Ai komentoi fitoren dhe tha se Interi i kishte motivuar më shumë.

“Jam i lumtur. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të organizuar mirë. Juventusi besoi dhe tentoi deri në fund, donim të fitonim. Krijojmë raste dhe duam të fitojmë, jemi të lumtur me 3 pikë. 

“Fakti që Inter renditej përpara nesh ishte një stimul, me ankthin që shtohej sepse ne ishim të dytët në klasifikim. E dinim që Inter kishte fituar një natë më parë, por ne krijuam shumë dhe i kishim të gjitha shanset të fitonim dhe e bëmë”, deklaroi ndër të tjera Cristiano Ronaldo.

 

Të fundit