Flash News

KRYESORE

Ronaldo është i frikshëm, harron Lyonin dhe nis mesazh për Interin!

Ronaldo është i frikshëm, harron Lyonin dhe nis mesazh për

Cristiano Ronaldo mbetet i veçantë. Ai ka një besim të frikshëm në aftësitë e tij dhe diçka e tillë nuk i ka dalë për keq. Humbja ndaj Lyonit dhe ndeshja e radhës ndaj Interit kanë qenë fokusi kryesor i bisedës së tij me Sky Sport.

"Ne jemi të nervozuar me rezultatin ndaj Lyonit, por nuk kemi frikë. Jam i bindur se do të kalojmë në turin tjetër. Champions League është kompeticioni më i vështirë, por ne kemi besim se do ta kthejmë rezultatin përpara tifozëve tanë. Ne jemi të qetë dhe të fokusuara, tani po mendojmë për të fituar ndeshjen e radhës, më pas për Champions Leaguen".

Portugezi ka folur dhe për takimin kundër Interit që mund të vendosë shumë për fatet e këtij sezoni. "Ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Interit është si Real-Barca. Ndeshjet kundër Interit dhe Lazios janë fantastike, është kënaqësi të luash. Me zikaltrit do të jetë një ndeshje speciale, ata kanë një trajner dhe skuadër fantasike, por ne do të përpiqemi të fitojmë".

Të fundit