Ronaldo, i pamëshirshëm: Uroj që Interi të humbasë sonte

Cristiano Ronaldo sot shënoi 3 gola në fitoren 4-0 të Juventusit ndaj Cagliarit. Sulmuesi portugez, edhe pse me topin e ndeshjes me vete për tripletën personale, u tregua modest në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

CR7 e di fare mirë se, nëse Interi humbet sonte me Napolin, Juventusi i tij mban kreun me 45 pikë, 3 më shumë se zikaltrit. Kjo e ka nxitur ish-yllin e Real Madridit t’i urojë disfatë ekipit mëtues të titullit.

“Gjëja më e rëndësishme është skuadra. Sigurisht që jam i lumtur me tripletën, por rëndësi kishte të fitonim për t’i bërë presion Interit. Po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje dhe jam i kënaqur me ekipin. Napoli-Inter? Nuk e di nëse do e shoh takimin, por shpresoj që Interi të humbasë”, deklaroi Ronaldo, autor i 13 golave sezonalë (deri tani) në Serie A.