Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ronaldo “injoron” Messin si konkurrent për Topin e Artë: Mund ta fitojë edhe Salah
Ndërkohë që ndodhemi vetëm një ditë larg Botërorit ‘Rusi 2018’, ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka folur rreth konkurrencës për trofeun e ‘Topit të Artë’, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe sulmuesin e Liverpool, egjiptianin Mohamed Salah.
Ronaldo ka theksuar se Salah dhuroi një sezon plotë dinamikë dhe nuk do të ishte habi fakti që ai të jetë një nga pretendentët për këtë trofe.
Por ajo që ra në sy, ishte fakti që portugezi “injoroi” disi Messin, duke thënë se nuk është vetëm ai konkurrenti i tij i vetëm, pasi ka plotë lojtarë të tjerë që kanë shanse të hyjnë në garë për ‘Topin e Artë’.
“Mohamed Salah ka qenë një ndër rivalët e mi këtë vit. Shpresoj se lëndimi i tij në finale në Kiev nuk do ta mbajë atë jashtë ‘Kupës së Botës’. Shumë njerëz flasin për betejën mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por ka lojtarë të tjerë që kanë shanse për të hyrë në garën për Topin e Artë. Salah është një prej tyre”, u shpreh Ronaldo.
Ndërkohë kujtojmë se nëse Salah arrin të rikuperohet në kohë, ka shanse që të përballet me Ronaldon në ndeshjen mes Portugalisë dhe Egjiptit në fazën e 1 të 16-tave.