Flash News

KRYESORE

Ronaldo i kundërpërgjigjet Messit, i tregon fanelën në “Camp Nou”

Portugezi Ronaldo, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, u fut në fushë në pjesën e dytë, shënoi një gol të mrekullueshëm dhe mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutash. Kartoni i parë sepse hoqi bluzën gjatë festimit të golit, ndërsa kartonin e dytë e mori për simulim brenda zonës.

Cristiano Ronaldo bëri “Camp Nou” të heshtë me një goditje perfekte që tregoi pikërisht në tempullin rival, se është ai fituesi në fuqi i Topit të Artë. Pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes, Cristiano kërkoi të gjithë vëmendjen e botës së futbollit dhe i tregoi fanelën stadiumit “Camp Nou”, ashtu siç bëri Messi në “Klasiken” e fundit në “Santiago Bernabeu”, kur argjentinasi, pasi shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, i tregoi fanelën tifozerisë madrilene.

Të fundit