Flash News

KRYESORE

Ronaldo nis aksionin, çfarë fushate humanitare në Portugali!

Ronaldo nis aksionin, çfarë fushate humanitare në Portugali!

Cristiano Ronaldo po mendon të bëjë një veprim të madh për Portugalinë e tij. Ylli i Juventusit do të sensibilizohet me situatën e vështirë që po kalon vendi i tij dhe do të tregojë dhe njëherë sensibilizimin e tij në lidhje me situatën.

35-vjeçari ka vendosur të kthejë hotelet e tij në spitale dhe do të paguajë personalisht mjekët për të gjithë pacientët portugezë. Ata që do të jenë të prekur nga koronavirusi do të kenë mundësi të kurohen falas.

Një veprim për t'u përshëndetur i Ronaldos dhe shpresojmë që shembullin e tij ta ndjekin dhe shumë sportistë të tillë që në kushtet e kësaj pandemie globale kanë mundësi të ndihmojnë sado pak.

Të fundit