Flash News

KRYESORE

Ronaldo njoftoi largimin, Zidane jep dorëheqjen nga Real Madridi

Ronaldo njoftoi largimin, Zidane jep dorëheqjen nga Real Madridi

Trajneri i Relait të Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar ditën e sotme se do të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Francezi ka vendosur të largohet nga klubi pasi siguroi për të tretën herë radhazi titullin në Ligë të Kampionëve.

“Kam vendosur që të mos vazhdoj më për stolin e Real Madrid. Kam dashur gjithmonë të flas për të shpjeguar arsyet e mia, por është një moment i vështirë. Kjo skuadër duhet të vazhdojë të fitojnë, prandaj ka nevojë për ndryshim në stol. Metoda të reja të punës, kjo është arsyeja se pse unë mora këtë vendim. E dua këtë ekip dhe presidenti, të cilit do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Por sot është e drejtë që unë dhe ekipi të ndryshojë. Prandaj vendosa që të mos vazhdojë më”, tha Zidane në konferencën për shtyp.

Kujtojmë se Reali fitoi pak ditë më parë Champions, duke mundur kështu Liverpulin 3-1.

Zidane mori detyrën në Real Madrid gjatë muajit janar të vitit 2016 si një zëvendësues i Rafa Benitez pasi fillimisht kishte punuar me skuadrën Castilla të klubit.

Të fundit