Flash News

KRYESORE

Ronaldo pendohet për lëvizjen e tij, Juventusi merr vendim

Ronaldo pendohet për lëvizjen e tij, Juventusi merr vendim

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë në Torino. Ai u zëvendësua, vetëm pas 50 minutash lojë nga trajneri Maurizio Sarri dhe nuk e priti mirë një veprim të tillë.

Portugezi la stadiumin para kohe duke krijuar një situatë të pakëndshme në dhomat e zhveshjes. Veterani duket se është penduar sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport dhe Juventusi ka vendosur të mos e  gjobisë.

Një sinjal paqeje ky mes tij dhe trajneri Sarri. Portugezi vuan dhe nga një dëmtim dhe normalisht që nuk po bën mirë këtë periudhë. Sarri po tregohet trajner me guxim, ndërsa duket se vitet kanë filluar të ndihen në shpatullat e 5 herë fituesit të Topit të Artë.

Të fundit