Flash News

KRYESORE

"Ronaldo pengohet nga mafia për të fituar", - shpërthen njeriu i CR7

"Ronaldo pengohet nga mafia për të fituar", - shpërthen

E ëma e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat në Portugali. SICNoticias ka publikuar një videon ku shfaqet duke akuzuar se mafia në futboll e ka penalizuar djalin e saj.

Ajo mendon se Cristiano do të kishte dhe duhet të kishte më shumë topa të artë. "Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias.

Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira,  kjo mund të ndodhë”, - tha ajo.

Të fundit