Flash News

KRYESORE

Ronaldo shënon sërish, Portugalia merr 3-pikëshin e parë

Cristiano Ronaldo i ka dhuruar 3-pikëshin e parë kombëtares së tij portugeze. Në takimin e dytë e ndaj Marokut, ylli luzitan shënoi gol në minutën e katërt, me një goditje me kokë  pas krosimit të Moutinhos.

Pas kësaj ndeshjeje, Portugalia ngjitet në krye të grupit B me 4 pikë, duke lënë pas Iranin me 3, Spanjën me 1 dhe Marokun në fund me zero pikë në dy ndeshje.

Ndërkohë, Maroku nuk ka më shpresa pasi humbi ndaj Iranit në ndeshjen e parë dhe ndaj portugezëve në të dytën, me të njëjtin rezultat minimal, 1-0.

Të fundit