Flash News

KRYESORE

Ronaldo: Shumë e vështirë të shënoj, ky është mbrojtësi më i mirë në Itali

Ronaldo: Shumë e vështirë të shënoj, ky është

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka folur për "DAZN Italia" duke dhënë një intervistë mjaft të lezetshme për moderatoren seksi, Diletta Leotta.

A preferoni të quheni Cristiano, Ronaldo apo CR7?

Nuk ndryshon shumë. Në shtëpi më quajnë Ronaldo, në shkollë më thirrnin Cristiano, në futboll Ronnie apo Cris. Vetëm fansat më thonë CR7.

CR7 është tashmë markë…

Unë jam tashmë një biznesmen, por për momentin futbolli është akoma gjëja më e rëndësishme për mua.

Nga një deri në dhjetë, sa e vështirë është të shënosh gola në Itali?

Shtatë (qesh)

Mbrojtja më e mirë e Serie A?

Më e vështira është ajo, me të cilën stërvitem çdo ditë: Bonucci, Chiellini dhe De Ligt. Unë do të kisha thënë vetëm Chiellini prej këtyre më parë, por tani që i shoh çdo ditë, mund t’i nominoj të tre.

A ju pëlqen ushqimi italian?

Po, e dua gjithë kulturën italiane, jo vetëm ushqimin.

Cili është ndryshimi midis Serie A dhe Champions-it?

Janë komplet të ndryshme. Champions-i është kompeticioni më i mirë në botë, më pëlqen ta luaj atë. Është mjaft i veçantë.

Lojtari më i mirë në Serie A?

Unë e fitova çmimin, kështu që tani për tani jam vetë. Falënderoj shokët e skuadrës që votuan për mua, është një nder (qesh). Ka vend për të bërë edhe më mirë, ndaj të presim e të shohim. Kemi shumë mundësi.

Çfarë të pëlqen te Juventusi?

Çdo gjë. Është klubi më i mirë italian, me një histori të jashtëzakonshme, më pëlqen të jem këtu. Dua të fitoj shumë trofe.

Të fundit