Flash News

KRYESORE

Ronaldo synon të barazohet me Barcelonën, kërkon të fitojë trofeun e 5-të të Champions-it

Ronaldo synon të barazohet me Barcelonën, kërkon të

Finalja e madhe e Champions-it mes Reali Madridit dhe Liverpool-it është vetëm një ditë larg, dhe  Cristiano Ronaldo do të kërkojë të fitojë trofeun e tretë me madrilenët dhe të pestin në karrierën e tij.

Nëse Realin arrin të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve në finalen e Kievit, atëherë Ronaldo do të barazonte numrin e trofeve me ekipin e Barcelonës, pasi edhe katalanasit numërojnë 5 trofe.

Gjithashtu, në rast triumfi të madrilenëve, Cristiano do të hynte në klubin e lojtarëve me 5 Kupa Europe të fituara dhe do të afrohej me Genton, i cili ka fituar 6 të tilla.

Ndërkohë, 8 lojtarët që kanë fituar 5 herë trofeun më të rëndësishëm kontinental për klube janë: Di Stéfano, Marquitos, Zárraga, Héctor Rial, Juanito Alonso, Rafael Lesmes, Paolo Maldini dhe Billy Costacurta.

Të fundit