Flash News

KRYESORE

Ronaldo tregohet i sinqertë: Mendoja se do të isha duke peshkuar në Madeira

Ronaldo tregohet i sinqertë: Mendoja se do të isha duke peshkuar

Cristiano Ronaldo ka festuar 35 vjetorin e tij. Portugezi mendon se do të arrijë të fitojë dhe Champions Leaguen me skuadrën e Juventusit. Mjafton të ketë formën e duhur dhe e gjithë skuadra juventine të impenjohet.

Ylli portugez është treguar i sinqertë kur u pyet se ku e shihte veten 35 vjeç. “Ku e imagjinoja veten në moshën 35-vjeçare? Duke peshkuar në Madeira... Asnjëherë nuk më shkonte mendja se do të luaja atë ku kam luajtur tashmë dhe të fitoj atë që kam fituar.

"Champions League? Të luajturit me Juventusin më jep mundësinë të fitoj përsëri. Ne e dimë se nuk është e lehtë, se do të varet nga disa faktorë, por është e mundur, sepse kemi një ekip të mirë. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.

Të fundit