Flash News

KRYESORE

Ronaldo i tregon Del Pieros: Pse refuzova Juventusin për Manchester United

Ronaldo i tregon Del Pieros: Pse refuzova Juventusin për Manchester United

Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo ishte i ftuar në ceremoninë  e "Globe Soccer Awards” që u mbajt në Dubai. I intervisuar nga legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, portugezi tregoi se në moshën 17-vjeçare refuzoi Juventusin për t'u bashkuar në atë kohë me Manchester United.

“Kur isha 17 vjeç kanë qenë të shumta klubet që u interesuan për mua, duke përfshirë edhe Juventus. Por Manchester United ofronte më shumë garanci dhe ëndrra ime e fëmijërisë ishte të luaja në Premier League. Edhe Real është interesuar në atë kohë, por unë kam marrë gjithmonë vendimet e duhura falë menaxheri tim Jorge Mendes”, pohoi Ronaldo.

Sa i tërheqjes nga futbolli, Ronaldo tha se tani po shijoj të tashmen, por jeta pas futbollit do të jetë shumë e bukur, jo për paratë, por për kënaqësinë që  do të marrë nga gjëra të tjera.

“Për momentin jam i përqendruar tek ajo që po bëj, edhe pse e di shumë mirë që herët ose vonë do të vijë momenti që të tërhiqem. Tani po shijoj të tashmen, por jeta pas futbollit do të jetë shumë e bukur. Jam i sigurt. Jo për paratë, por për kënaqësinë që do të kem duke u marrë me gjëra të tjera”, përfundoi Ronaldo.

Të fundit