Flash News

KRYESORE

Ronaldo tregon profesionin e ardhshëm, zbulon se kur do të tërhiqet

Ronaldo tregon profesionin e ardhshëm, zbulon se kur do të

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ishte i ftuar në një ceremoni të organizuar në Doha, ku u nominua për lojtarin më të mirë të vitit 2019. Portugezi mendon për të ardhmen e tij dhe beson se do të provojë aktrimin pasi ta mbyllë me futbollin e luajtur.

"Më tërheq ideja që të provoj të luaj në një film. Nuk kam pasur kurrë një sezon të keq në jetën time, gjithmonë jam gati për t'u përballur me sfida të ndryshme, Gjithmonë luaj me qëllimin për të fituar".

Ylli i Juventusit ka folur dhe në lidhje me largimin e tij nga futbolli. Ronaldo është 34 vjeç dhe pyetjet se kur do të ndalojë janë akoma të shpeshta. "Në momentin që trupi im nuk do të më përgjigjet në mënyrën e duhur në fushë, atëherë do të jetë koha ime për të thënë stop. Para shumë vitesh, koha ideale për t'u tërhequr ishte 30 ose 32, ndërsa tani sheh lojtarë që luajnë deri 40 vjeç", - tha Ronaldo.

Të fundit