Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ronela Hajati dëshironte të zyrtarizonte lidhjen, Young Zerka i dha fund marrëdhënies së tyre
Megjithëse nuk e pranuan kurrë, Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë në një lidhje dashurie. Para disa ditësh u publikua lajmi se dyshja janë ndarë, duke u nisur nga deklarata e këngëtarit tek emisioni "Prive".
Ai u shpreh duke thënë: "Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që no comment. Vazhdojmë te kënga e radhës."
Por "Panorama Plus" shkruan se ata i kanë dhënë fund lidhjes disa muaj më parë dhe kjo për shkak se Ronela ka dashur të zyrtarizojë lidhjen. Ata madje bashkëjetonin. Ndërsa Zerka nga ana e tij ka aspiruar diçka tjetër: të qenurit shpirt i lirë.
Ronela nuk ka reaguar për këto lajme por pritet që së shpejti të publikojë këngën e saj të re "Pa dashni", që mund të jetë dhe dedikim për dashurinë e humbur të Zerkës.