Flash News

KRYESORE

Ronela Hajati pranon ndarjen me Young Zerkën: Nuk është i imi

Ronela Hajati pranon ndarjen me Young Zerkën: Nuk është i imi

Megjithëse nuk e kanë pranuar asnjëherë, mediat kanë shkruar gjithmonë për një dashuri mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës.

Mirëpo, ende pa u bërë publike, mesa duket marrëdhënia e tyre përfundoi.

Për herë të parë, Ronela foli publikisht për marrëdhënien e saj me Zerkën dhe në njëfarë mënyrë e pohoi ndarjen.

E ftuar në Trokit, pasi moderatori Ermal Peçi e pyeti ajo tha që nuk është i saji Zerka.

Ermali: Thuaje troç: I imi është dhe kjo punë ka marrë fund!

Ronela: Po nuk është i mi!

Ermali: Ja filloi tani saga!

Ronela: Kam kohë unë për ato punë!

Ermali: E konkludojmë me një foto tuajën me puthje!

Ronela: Po, llapën shtizë deri në mushkëri!

Moderatori e mbylli diskutimin me fjalët se dyshja nuk janë më bashkë dhe Ronela nuk pati asnjë koment për këtë.

Të fundit