Flash News

KRYESORE

Roskovec/ Shkon për vizitë tek motra, e plagosin me armë në lokal

Roskovec/ Shkon për vizitë tek motra, e plagosin me armë në

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Fier. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 18:30 në një lokal në fshatin Ngjeqar në Roskovec.

“Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal në fshatin Ngjeqar është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R.G, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi U.S banues në Ngjeqar, në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R.G , i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në këtë fshat.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasi R.G ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Të fundit