Flash News

KRYESORE

Rouhani rizgjidhet president i Iranit për një mandat të dytë

Rouhani rizgjidhet president i Iranit për një mandat të dytë

Irani votoi për t'i dhënë një mandat të dytë presidentit aktual Hassan Rouhani. Televizioni shtetëror iranian publikoi të shtunën njoftimet se Rouhani fitoi zgjedhjet presidenciale duke mundur edhe kundërshtarin kryesor, klerikun e vijës së ashpër, Ebrahim Raisi.

Më pothuajse të gjitha votat e numëruara, Rouhani ka fituar më shumë se gjysmën e tyre.

Pjesëmarrja masive në votimet e së premtes detyruan autoritetet që të zgjasin kohën e votimeve deri në mesnatë. Disa votues priten në radhë edhe nga katër orë.

Më shumë se 60 mijë vendvotime qenë hapur për të mundësuar pjesëmarrjen e 56 milionë votuesve të regjistruar.

Rouhani e vendosi të ardhmen e tij politike mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore, gjë që çoi në heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit. Raisi e ka kritikuar marrëveshjen për shkak se ajo nuk heq sanksionet mbi shërbimet bankare dhe financiare të Iranit

Analistët politik kishin parashikuar se Rouhani do të jetë favorit. Edhe historia ishte në anën e tij meqë të gjithë presidentët në detyrë janë rizgjedhur që nga viti 1981.

Të fundit