Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Rovena Dilo si aktore në “Ti mund të më quash Xhon”, ka kritika për televizionin
Këngëtarja Rovena Dali është tashmë pjesë e kastit të aktorëve në serialin “Ti mund të më quash Xhon” i cili transmetohet në RTSH. Dilo është në rolin e nënës së Lornës aktores kryesore e cila luhet nga moderatorja e “Jo vetëm modë” Nevina Shtylla.
Këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram ku bashkëngjitur ka shkruar dhe një vërejtje ndaj Televizionit Publik Shqiptar i cili e transmeton serialin në orën 12:00 në mesnatë.
Rovena shprehet se ky është orari me më pak audiencë dhe me ironi e mbyll duke thënë: “Mos ndoshta kanë filluar të shohin seriale lakuriqët e natës?”
“Këtu e tri ditë më mundon një pyetje!! Pse seriali “Ti mund të më quash Xhon" transmetohet në 12 të natës! Një premier në 12 të natës... për kë transmetohet? Mos ndoshta kanë filluar të shohin seriale lakuriqët e natës...!!!???”, shpreht Rovena Dilo.