Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Rozana Radi: Si përfundova duke bërë gjoks bullgareje në klinikën e Shkupit
Këngëtarja Rozana Radi e ka pranaur dhe më herët se gjoksin e ka të bërë. Por e ftuar në emisionin“Mos i fol shoferit” ajo ka treguar se si përfundoi në një klinikë në Shkup duke bërë gjoksin më të madh sesa e kishte planifikuar.
Këngëtarja tha se ndërhyrjen e kreu në Shkup dhe madje me proteza që nuk ishin për të pasi nuk kishte ardhur porosia.
Dhe kështu Rozana përfundoi me një gjoks katër numra më të mëdhenj sesa ai që kishte.
“Kur vendosa të bëj gjoksin, qejf i madh, adoleshencë, do bëj një gjoks të madh. Kur shkova atje, doktori më tha: "Je shumë mirë, ke një gjoks të bukur, nuk ke nevojë". Po atëherë kishin filluar klipet, të gjithë si bullgarët në atë kohë, pse të mos isha dhe unë si një bullgare e vogël. Operacionin e bëra në Shkup dhe mora një furgon me vete. Kam frikë nga gjilpëra dhe thashë, në rast se unë nuk e bëj, e bëni me rradhë dhe ndonjëra godet. Jam fobike e gjilpërave. Ditën që shkojmë, e kisha vendosur që do bëj 3 abondent dhe hyra aty, tha Rozana nuk bëjmë dot operacion sot. I thashë Pse? Sepse protezat që kanë ardhur janë më të mëdha se 3, tha ai. Vëri këto i thashë, ku kam kohë unë të vi, të harxhoj 5 mijë euro për 2 numra, të paktën të harxhoj për 4. Dhe kështu përfundova me një gjoks bullgareje”, u shpreh Rozana Radi.