Flash News

KRYESORE

Rrahin bashkëshortet, policia arreston tre persona të pamëshirshëm. Njëri rrahu kunatën e motrës

Rrahin bashkëshortet, policia arreston tre persona të

Pas vrasjes së gjyqtares Hafizi, ëshët rirtur ndjeshëm sensibilizimi i opinionit dhe polcisë ndaj rasteve të dhunës ndaj grave. Dje në Sarandë u arrestua një 29-vjeccar i droguar, pasi dhunonte të ëmnën, se nuk i jepte para për drogën. Sot polcia ka vënë në pranga tre persona të tjerë për të njëjtën akuzë, atë të dhunës ndaj grave. Tre personat kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës përgjatë 24 orëve të fundit për veprën penale të dhunës në familje.

Policia ka arrestuar shtetasin Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në pranga gjithashtu ka rënë Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë të Kamzës  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë.

Policia ka arrestuar gjithashtu Albert Ismailin 42 vjeç, banues në fshatin Picar të Vorës, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ” Dhunë në familje”.

 

Të fundit