Flash News

KRYESORE

Rrahje zemre nën rrënoja, shpresë për të mbijetuar një muaj pas shpërthimit në Beirut

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënojat e shpërthimit në Beirut për ndonjë të mbijetuar të mundshëm.

Aparaturat e tyre kanë detektuar një tingull pulsues. Ky sinjal pulsues që mendohet të jetë një rrahje zemre kishte një puls prej 18 deri në 19 rrahjesh në minutë, tani ka rënë në shtatë rrahje në minutë.

Ekipi i shpëtimit nga Kili po punon  në  ndërtesën e shembur ku edhe është kapur sinjali për të gjetur ndonjë të mbijetuar të mundshëm edhe pse ka kaluar 1 muaj nga shpërthimi i fuqishëm që shkaktoi qindra të vdekur e mijëra të plagosur.

Shanset që të gjendet ndonjë i mbijetuar nën rrënoja pas kaq shumë kohësh mbeten shumë të vogla, megjithatë shpresë dhe këmbëngulja është ajo që shoqëron ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilët janë shprehur se nuk është plotësisht e pamundur.

Burimi: Daily Mail.

Përshtati në shqip: Politiko

Të fundit