Flash News

KRYESORE

Rrahu dhe tërhoqi zvarrë deputetin Ziadin Sela në Kuvend, arrestohet autori

Rrahu dhe tërhoqi zvarrë deputetin Ziadin Sela në Kuvend,

Policia maqedonase ka arrestuar autorin i cili rrahu dhe tërhoqi zvarrë deputetin shqiptar Ziadin Sela.

Bëhet me dije se autori është identifikuar si shtetasi Toni Trajkovski dhe është arrestuar një natë më parë rreth orës 21:00.

Trajkovski ishte një prej 4 autorëve i cili njihet si mbështetës i flaktë  VMRO-DPMNE-së.

Kanë qenë punonjësit shqiptarë të policisë ata të cilët kanë identifikuar autorin, por punonjësit e policisë maqedonase janë përpjekur ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës.

Autori pritet të niset sot drejt Shkupit, nga ku do të merret vendim lidhur me të.

 

Të fundit