Rrëfehen këngëtarët: Rrimë gjithë kohën me njëri-tjetrin, do mbetemi pa martuar

Ndër të ftuarit e kësaj jave në emisionin “Thumb me Aulonën dhe Fatmën kanë qenë dyshja e njohur Blunt dhe Real One. Të lirshëm e karizmatik ata ju janë përgjigjur pyetjeve ngacmuese.

Duke qenë se i shohim kudo bashkë dhe janë shprehur se janë të dy single, çunat janë pyetur nëse qëndrimi i tyre me njëri tjetrin do të bëhet pengesë për martesë.

Sigurisht që Blunt ka qenë i pari që e ka patur një përgjigjie për këtë:

“ Përderisa vazhdojmë kështu duke bërë muzikë, do të ngelemi vërtetë pa martuar”, janë shprehur këngëtarët.