Rrëfehet 84-vjeçari që u mbijetoi dy tërmeteve të fuqishëm: Nuk ishim as zgjuar, as në gjumë

Hile Zefi është 84 vjeçari që u ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme në jetën e tij, atij të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor me magnitudë 6.4.

Në një prononcim për Top Channel Zefi tregon se pas tërmetit në Shkodër u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës.

“Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë, as zgjuar”, thotë Zefi.

I moshuari rrëfen se tërmeti i 26 nëntorit e tronditi pa masë së bashku me familjen.

Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tha ai.