Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Berisha: Ja çfarë pëlqej te Basha...edhe pse më la të 7-in në listë!

Rrëfehet Berisha: Ja çfarë pëlqej te Basha...edhe pse

Ai është i 7 në listën e PD-së për Tiranën, por që mesa duket kjo renditje nuk i bën aspak përshtypje.  “Ndihem shumë komod, absolutisht. Nëqoftëse numri mund të pretendohej se mund të ishte më parë, unë them se mund të ishte edhe më mbrapa. Domethënë unë kam një problem në këto zgjedhje. Problemi im është një status që unë kam, të cilit edhe po të dua t'i iki, nuk i iki dot", tha ai.  

Ai ndër të tjera foli edhe për atë çfarë veçon se i pëlqen te programi i Bashës, kryesisht për taksat.

“Unë e pëlqej shumë masën e kryetarit të PD-së për uljen e TVSH-së, sikundër zbritjen në 9% të taksës së sheshtë, por pëlqej një premtim solemn, që ai po u bën fshatarëve dhe në tërësi prodhuesve, trarin e doganës. Unë kam qenë gjithnjë për tregun e lirë, por tregu i lirë kërkon disa rregulla për t'u respektuar. Nëqoftëse fermeri francez, fermeri italian subvencionon qumështin e lopës, duke i dhënë fermerit 3 euro në ditë për çdo krerë, fermeri shqiptar në rast se ne nuk ia mbrojmë prodhimin, fermeri shqiptar e ka të pamundur të përballet. Lulzim Basha ka marrë përsipër... E vërteta është se kësaj here është frymëzuar nga presidenti Trump, i cili po prish marrëveshjet e tregtisë së lirë. Pse po i prish marrëveshjet e tregtisë së lirë?! Sepse thotë që këto marrëveshje kanë vënë në pozita të pabarabarta fermerët e SHBA-së. E vërteta është se edhe ata marrin subvencione, por në plus-minuset e tij, presidenti Trump...”, tha Berisha.

Të fundit