Flash News

KRYESORE

'Rrëfehet' Berisha: Kush pati 'dorë' në zhdukjen e vrasësve të Azemit

'Rrëfehet' Berisha: Kush pati 'dorë' në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur së fundmi për vrasjen e Azem Hajdarit. Në një intervistë për “Opinion”, Berisha mohoi kategorikisht të jetë thirrur si dëshmitar në prokurori sepse nuk ka qenë dëshmitar okular. Ndërkaq, i pyetur se kush i zhduku vrasësit e Azemit, Berisha përgjigjet se ishte vetë shteti.

“Kurrë Tropoja nuk njeh një bandë vrastare plaçkitëse si kjo bandë (Hakljat). Pasi kryen misionin ata duheshin zhdukur. I zhduku shteti, vetëm shteti vendoste seri minash njëri pas tjetrit. Vetëm shteti mund të të vriste në oborr të shtëpisë. Ata i vrau shteti. Shteti ka shumë mundësi të bëjë disa kombinime me ta. Po të donte shteti të mos zhdukeshin, i arrestonte. Zotëri po të donte shteti ishin në burg si Jaho Salihi…”, ka thënë Berisha.

Mirëpo, a pati dorë për zhdukjen e Azemit? Ish-kryeministri Berisha argumenton se: “Këto akuza janë të atyre që duhet të mbulojnë krimin e shkuar. Unë me të kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera. Azem Hajdari ka qënë Azem Hajdari.”

Të fundit