Flash News

KRYESORE

Rrëfehet deputeti i ri i PD: Kam punuar kamarier, hyra gabimisht në zyrën e doktorit

Deputeti demokrat i Korçës Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” të Rudina Dembacaj, ka treguar se si ka mundur të depërtojë në politikë, derisa fitoi mandatin e deputetit duke përfaqësuar qytetarët e Pogradecit.

Balliu tregon se si u takua rastësisht me ish-kryeministrin Sali Berisha, ose doktori siç e cilëson ai, pasi ngatërroi zyrën në ambientet e PD, ndërsa po kërkonte për të atin, Fahri Balliun.

“16 vjeç kam punuar kamerier te Piazza… Në një rast nuk e gjeta babin dhe u futa nëpër zyrat e PD-së dhe gabimisht u futa dhe të zyra e doktorit, z. Berisha”, është shprehur Klevisi.

Deputeti është përfolur së fundmi edhe për lidhjen e tij me gazetaren sportive Ilda Bejleri. Ai nuk e ka mohuar lidhjen, por përgjigjen ka preferuar ta anashkaloje thjeshtë me një buzëqeshje.  

Të fundit