Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Era Rusi: Babai i dhëndërit më gjuajti në dasmë

Rrëfehet Era Rusi: Babai i dhëndërit më gjuajti në

Këngëtarja Era Rusi, e ftuar në emisionin “Top Show” ka rrëfyer se çfarë i ka ndodhur me babain e dhëndërit e ftuar të këndonte në një dasmë.

“Më mori dikush në telefon dhe më ofroi që të këndoja në dasmën e djalit të tij. Që në takimin e parë vura re që ishte pak e çuditshme sepse pyesja dhëndrin, përgjigjej babai. I thashë: më falni zotëri, juve martoheni apo djali? Jo – më tha – e di unë”, tregon ajo.

Por a foli me dhëndërin ndonjëherë?

“Kush ja dëgjoi zërin djalit. Fola me babain”, shton Era duke qeshur.

Më pas, këngëtarja tregon sikletin që kishte për një muaj e gjysmë, deri kur u bë dasma.

“Babai i djalit më merrte çdo ditë në telefon. Kemi dasmë – më thoshte. Kemi – i thosha unë! Ditën e dasmës së tij më ngel makina në autostradë dhe i them që më ka ngelur makina. Mos e vrit mendjen – më tha – presim deri sa të vish ti. Babi i dhëndërit po më gjuante sade fare, edhe në sy të gruas. Ça do të bësh pastaj? – më pyeti. Do të fle gjumë. – i thashë. Që nga kjo kohë, vendosa të marr menaxher se nuk i përballoja të tjera si kjo”, tregoi Era në Top Show.

Të fundit