Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Halim Kosova: Çfarë i thashë Ramës në 26-vjetorin e PS

Rrëfehet Halim Kosova: Çfarë i thashë Ramës

Partia Socialiste festoi një ditë më parë 26-vjetorin e themelimit nga ku morën jo vetëm socialitët.

Mes të pranishmëve ka qenë edhe demokrati Halim Kosova i cili nuk ka shkuar në festë duarbosh.

Kosova rrëfen për Politiko.al se i dhuroi Ramës një album me ndryshimet në maternitetin ku ka punuar "Mbretëresha Geraldinë", pasqyruar me foto para dhe pas. “Shiko ç'bëhet me moton, punë jo fjalë” mësohet t'i ketë thënë Kosova-Ramës.

Ndërkohë kryeministri gjatë fjalës së tij nga selia e PS falenderoi Kosovën për pjesmarrjen, si të vetmin përfaqësues të Partisë Demokratike.

“Me ne është këtu edhe dr.Halim Kosova, si përfaqësues i Partisë Demokratike. Faleminderit profesor që ke ardhur, jemi shumë të nderuar me praninë tënde,” tha Rama.

 

Të fundit