Flash News

KRYESORE

Rrëfehet ish-agjenti i CIA-s: Unë e kam vrarë Bob Marley-n

Agjenti i CIA-s, Bill Oxley ka rrëfyer në moshën 79 vjeçare për vdekjen e legjendës së muzikës ‘Reggae’, Bob Marley.

Ikona xhamajkane  luftoi me sëmundjen e kancerit në katër vitet e fundit të jetës së tij, ndërsa ish-agjenti ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Bill i ishte prezantuar si një fotograf i “New York Times” dhe i kishte ofruar një dhuratë atij në shtëpinë e tij.

“I dhashë atij një palë atlete. Kur ai provoi t’i mbathte, bërtiti ‘OUUCH’.  Kjo ishte. Jeta e tij ishte e mbaruar aty. Një gozhdë që ishte me viruse kanceri dhe baterie”,  tha Oxley gjatë rrëfimit të tij, shkruan dailystar.

Sipas Bill, Bob Marleyt ishte në mesin e 17 vrasjeve tjera që u bënë për qeverinë amerikane, mes viteve 1974-1985.

Të fundit