Flash News

KRYESORE

Rrëfehet ish-ministri: Çfarë më pëlqen te bashkëshortja dhe krushqia me Nasip Naçon

Rrëfehet ish-ministri: Çfarë më pëlqen te

Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, teksa foli për politikën dhe punën e tij, ka rrëfyer se çfarë i pëlqen më së shumti te bashkëshortja e tij dhe për krushqinë me Nasip Naçon.

 “Më pëlqen serioziteti i saj, është shumë e përkushtuar në gjërat që bën”, tha Haxhinasto në një rrëfim ndryshe në emisionin e mëngjesit në Neës 24.

Haxhinasto ka folur dhe për krushqinë me Nasip Naçon ish-ministrin e Drejtësisë, djali i të cilit, Franko Naço është fejuar me vajzën e deputetit, Eliza Haxhinaston.

“Vajza është fryti ynë që ka bekimin tonë, përfaqëson  më të mirën që kemi të dy si prind, ne jemi shumë të kënaqur me angazhimin e saj për të ecur në jetë, kolegu im Naço është një njeri me shumë integritet, me shumë taban, njeri shumë serioz dhe unë jam shumë i kënaqur”, tha deputeti i LSI.

Pyetur nëse lidhja e vajzës së tij me djalin e Naços u bë me shkuesi apo me dashuri, Haxhinasto u shpreh, “Ka qenë një histori e tyre, ishin  në një shkollë bashkë te Faik Konica, ishte një zgjedhje e tyre, kur e dëgjova në fillim kisha një pikëpyetje, por është një familje shumë e respektuar, e nderuar”.

Përsa i përket planeve të të rinjve dhe angazhimet e tyre në politikë në të ardhmen, Haxhinasto u shpreh, “Ata pëlqejnë politikën por janë studentë dhe s’kanë bërë ndonjë plan për t’u marrë me politikë, po studiojnë në fusha të ndryshme, djali po studion për juridik, kemi shumë besim tek ata dhe do e planifikojnë vetë ata”.

Të fundit