Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Neymar: Ja pse jam i zhgënjyer nga drejtuesit e Bracelonës…

Rrëfehet Neymar: Ja pse jam i zhgënjyer nga drejtuesit e

Transferimi i Neymar ishte padiskutim më i përfoluri në historinë e futbollit, kjo pasi shifra për të cilën u transferua theu të gjitha rekordet sa i përket transferimeve, 222 milion euro.

Megjithatë pas shkëlqimit në ndeshjen e dytë me fanellën e PSG-së, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime ndaj Toulouse, Neymar ka folur edhe për ish-skuadrën e tij Barcelonën.

Në fakt 25-vjeçari ka akuzuar drejtuesit e klubit katalunas, duke thënë se disa nga ta nuk meritojnë ato pozita.

“Jam i zhgënjyer me drejtuesit e Barcelonës. Ka njerëz që nuk duhet të jenë në ato role dhe pozita që kanë. Barcelona meriton më shumë dhe të gjithë e dinë këtë fakt ”, deklaroi Neymar.

Ndërkohë që nuk lë pa përmendur miqt e tij të skuadrës, të cilët siç rrëfen ai janë të trishtuar nga kjo situatë që po kalon klubi.  “Aktualisht jam në një ekip tjetër dhe nuk e di se çfarë po ndodh saktësisht, por e shoh që ish-shokët e skuadrës janë të trishtuar. Kur i shoh ata në këtë gjendje trishtohem edhe vet pasi i kam miq të mirë”, tha Neymar. 

Të fundit