Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Niada Saliasi: Do t'i them "Po" kur te jem e dehur

Aktorja e njohur Niada Saliasi nuk ka preferuar të jetë pjesë e botës së showbizz-it, megjithatë kureshjen për të ditur diçka më shumë rreth saj e ka ngjallur gjithmonë.

E ftuar mbrëmjen  e djeshme në emisionin Top Arena, aktorja është pyetur nga Manushi dhe rreth jetës së saj private.

Kur do të vendosësh t’i thuash PO martesës?” , e ka pyetur moderatori.

“Kur të jem e dehur…”  - u përgjigj ajo me të qeshur duke shtuar se është një moment budallallëku ai që çon në një vendim të tillë.

Ndërsa pyetjes tjetër nëse e ka gati personin që do t’ia bëjë këtë pyetje, ajo tha: “Jo, nuk është akoma”, duke treguar në këtë mënyrë që është beqare.

 

 

Të fundit