Flash News

KRYESORE

Rrëfehet polici i “Portokalli”: Pse s'dua të flas për familjen time

Aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj, i njohur në rolin e policit, në një intervistë ndryshe ka folur për jetën e tij.

Flori, sot është baba i dy fëmijëve dhe shprehet se është shumë i lumtur për këtë fakt.  Në një intervistë për “Chic” ka treguar përse nuk ekspozohet në media përsa i përket jetës së tij private.

“Nuk besoj se jeta personale duhet bërë publike sepse nuk do të quhej e tillë nëse bëhej publike. Dua ta mbroj familjen time nga kontakti i tepërt me jetën publike”, është shprehur aktori.

Flori po ashtu ka folur dhe për pjesën njerëzore, atë të ndihmës që jep ndaj personave në nevojë.

“Është shumë e thjeshtë, të jesh i mirë kushton zero lekë, kushton zero mund, kushton zero gjithçka. Gjithmonë kemi një që është më mirë dhe një që është më dobët se në të gjithë kemi mundësi ta ndihmojmë atë që është më keq se ne, sado pak që të kemi mundësi. Mjafton edhe ta pyesim si je, ça bën, çfarë të mungon. Nuk po them të lëmë rrogën sepse njerëzit kanë shumë halle por sado pak të bëjmë nuk ka kënaqësi më të madhe”, u shpreh ndër të tjera Flori.

Të fundit