Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Rita Lati: Pasi foli me Rozën, ish-bashkëshorti ndërroi jetë

Aktorja e njohur e humorit, Rita Lati ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why not” ku si rrallëherë ka folur për ish-bashkëshortin, ndarjen dhe vdekjen e tij.

Në emisionin e drejtuar nga vajza e saj Roza Lati, Rita është shprehur se pasi jetoi 12 vite me të atin e Rozës, kur e pa që ajo e kishte të pamundur, vendosën të iknin.

“Unë jetova 12 vite me të dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, mblodhe kukullat dhe the ‘hajde ikim’, atëherë vendosëm që të iknim”, ka thënë aktorja për momentin e ndarjes.

Ajo gjithashtu u shpreh se në momentet e fundit të jetës së babait të Rozës, është kujdesur që ajo të ishte pranë tij.

“Sido që të ishin punët mes meje dhe babait tënd, babai është i domosdoshëm në jetë dhe unë e doja komunikimin që ai kishte me ty. Një baba mjaft i devotshëm për ty. Operimi bëhej në Turqi. Ai nuk e kishte të gjatë. Erdha të mora dhe i thashë: 'Ja ku e ke Rozën, foli Rozës'. Folët bashkë dhe pas pak ndërroi jetë”, ka thënë Rita Lati.

Ajo gjithashtu shtoi se kur u nda me të atin e Rozës nuk ka marrë asgjë dhe e ka nisur nga e para.

“Kur u ndava me babanë tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zero. Ishte një kohë e artë e lekëve për ne artistët, pasi merrnim 90% të skenës. Ja kisha bërë hallall të tëra. Thesarin e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua”, përfundoi aktorja  duke i'u referuar Ritës.

 

Të fundit