Flash News

KRYESORE

Rrëfen nëna e Paul Walker: Si ishte planifikuar dita e tij e fundit

Rrëfen nëna e Paul Walker: Si ishte planifikuar dita e tij e fundit

Paul Walker është një nga aktorët që do të mbahet mend gjatë.

Protagonisti i “Fast and Furious” humbi jetën në 2013-ën në një aksident automobilistik. Në kujtim të tij, miqtë e kolegët e Paul kanë risjellë jetën e aktorit në një dokumentar, në të cilin flasin familjarët dhe miqtë e tij.

Ndër të tjera, nëna e Paul tregon si ishte dita e fundit e aktorit. Ai kishte planifikuar të kalonte mbrëmjen me të bijën, por një mesazh në telefon e çoi atë drejt vdekjes.

“Qëndronim të qetë në shtëpi, ndërsa atij përnjëherë i erdhi një mesazh. E lexoi dhe tha: ‘O Zot, paskam harruar se sonte kam diçka tjetër’. Pastaj duke u ngutur shkoi në një eveniment humanitar. Nuk u kthye më”, ka rrëfyer Cheryl, e cila ka shtuar se si ua ka ndryshuar jetën edhe fansave të tij.

“Ka qenë një njeri fenomenal. Kam pranuar shumë letra ngushëllimi nga fansat e tij, të cilët tregonin se si ua ka ndryshuar jetën”.

Të fundit