Rrëfen për herë parë Mariah Carey: Prej 17 vitesh vuaj nga një sëmundje     

Për herë të parë, një nga këngëtaret më të dashura Mariah Carey ka rrëfyer se vuan nga një sëmundje, që e ka shoqëruar prej 17 vitesh.

Në një intervistë për revistën “People”, Carey ka treguar se ka bashkëjetuar prej 17 vitesh me një sëmundje të quajtur çrregullimi bipolar (i njohur edhe si maniako-depresioni).

“Për vite me radhë mendova se vuaja nga çrregullime të mëdha gjumi, por nuk nuk bëhej fjalë për pagjumësi normale. Irritohesha shumë shpejt dhe jetoja me frikën e vazhdueshme se mos zhgënjeja njerëzit e afërt. Rezultoi se vuaja nga një lloj manie. Jetoja duke e mohuar faktin, në izolim dhe me frikën e vazhdueshme se dikush do të më ekspozonte. Ishte një barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur dhe unë nuk mund ta bëja më. Kërkova të kurohem, e rrethova veten me njerëz pozitivë dhe iu riktheva pasionit tim, muzikës”, është shprehur Mariah.

Këtë rrëfim për “People” këngëtarja e bën për herë të parë pas disa vitesh të vështira në jetën e saj, si ndarja nga babai i dy binjakëve të saj, komediani Nick Cannon, dhe fejesa e shkurtër me miliarderin James Packer.