Flash News

KRYESORE

Rrëfimi i arbitrit: Si më sulmoi Erjon Braçe

Rrëfimi i arbitrit: Si më sulmoi Erjon Braçe

Në përfundim të ndeshjes së zhvilluar dje mes Partizanit dhe Skënderbeut është shënuar një incident. Sipas raportit të vëzhguesit dhe gjyqtarëve, në përfundimin e takimit, ata janë goditur me sende të forta nga tribuna VIP dhe po sipas relacionit të tyre, nga deputeti i partisë socialiste Erjon Braçe.

“Kur po i drejtoheshim dhomave të zhveshjes në pjesën e tunelit, isha i rrethuar nga rojet e sigurisë në atë moment, shikoj një objekt që mu tha që ishte një çakmak që hidhet nga tribuna. Në momentin që futem në pjesën e tunelit më komunikohet nga asistentët, e më identifikohet me emrin e zotërisë në fjalë. Më vjen keq që problemet vijnë nga tribuna”, ka treguar Andi Koçi, arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu në një intervistë për Top Channel.

Të fundit