Flash News

KRYESORE

Rrëfimi i ‘dëshmitarit X’ edhe në median e Ramës, si u pasqyrua në ERtv News

Rrëfimi i ‘dëshmitarit X’ edhe në median e

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave që po lëmë pas është padyshim zbardha e rrëfimit me zë dhe figurë të ‘dëshmitarit X’, tashmë i identifikuar si Albert Veliu nga Vlora.

Ky i fundit ishte pjesë e audio-përgjimit në bisedën komprometuese me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm , Fatmir Xhafaj, ngjarje që trazoi pozitat e qeverisë, por pavarësisht këtij fakti,. sërish kryeministri Edi Rama nuk pranoi të shkarkojë ministrin e Brendshëm.

Megjithatë, kjo ngjarje është cilësuar ndër më të rëndësishmet e javës edhe në median e Ramës, në Ertv, duke u bërë pjesë e edicionit informativ të javës, të dielën në orën 12.00.

Në kronikën e përgatitur Veliu cilësohet se “personi i pretenduar nga opozita i ‘dëshmitari X’”, ndërsa e shoqërojnë me reagimet e vetë ministrit dhe kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Ndiqni videon, pas minutës së dytë.

Të fundit